“Russiagate”, Mueller heton lidhjet mes dhëndërit të Trump

schedule11:24 - 20 Shkurt, 2018

schedule 11:24 - 20 Shkurt, 2018

Jared Kushner, dhëndëri dhe këshilltari i presidentit amerikan është në qendër të hetimeve për çështjen “Russiagate”. Prokurori special po heton lidhje të Kushner jo vetëm me rusët por edhe me kompani kineze.

Robert Mueller, prokurori special që po heton lidhjet e mundshme mes ekipit të fushatës së Donald Trump dhe Kremlinit si dhe ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, ka vënë në shënjestër Jared Kushner, dhëndërin dhe këshilltarin e presidentit amerikan. Kjo është raportuar nga CNN, që shkruan se interesi i Muellerit ka të bëjë me përpjekjen e Kushner për të siguruar fonde të huaja, jo vetëm ruse, për kompaninë e tij të pasurive të patundshme gjatë fazës së tranzicionit, pas zgjedhjes së Trump në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Kushner edhe më herët ishte përkufizuar si “person me interes” në hetimin për çështjen “Russiagate” për kontaktet e tij me Moskën dhe për marrëdhëniet e tij me ish-këshilltarin e Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, i cili u detyrua të japë dorëheqjen dhe pranoi se ka gënjyer në FBI.

Mueller, sipas CNN, është duke hetuar, ndër të tjera, për një takim të Kushner më 16 nëntor të 2016-ës me drejtuesit e një kompanie “kineze interesuar në financimin agjencisë imobiliare të tij, edhe pse negociatat në atë kohë dështuan. Në hetimet e prokurorit special përfshihet edhe një tjetër takim i bashkëshortit të Ivanka Trump me një investitor nga Katari, që u zhvillua gjithashtu për të marrë fonde për të njëjtën çështje.

Ndërkohë, për çështjet “Russiagate”, presidenti Trump ka thumbuar përsëri paraardhësin e tij. “Obama ishte presidenti gjakohë zgjdhjeve të 2016 dhe më pas. Pse ai nuk bëri diçka që të pengonte ndërhyrjen e Rusisë?”, pyet kreu i Shtëpisë së Bardhë duke lënë të kuptohet se pranon ndikimin e Kremlinit në zgjedhjet presidenciale./abcnews.al