UEFA vendosi pak ditë më parë të shtynte EURO 2020 për verën e ardhshme, ndërkohë që kampionatet duhet të mbyllen deri më 30 qershor. Një vendim i detyruar, pasi për momentin janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në shumicën e vendeve të Europës.
Nuk bën përjashtim Anglia, që po mendonte të vazhdonte normalisht. Pas Mikel Arteta dhe disa lojtarë dolën pozitivë me COVID-19 u mori vendimi që të mos luhej. Tashmë duhet çuar gara deri në fund dhe rregullorja e FA thotë sezoni duhet të mbyllet para 1 qershorit.
Ditën e sotme ka pasur një takim mes FA, Premier League, EFL dhe ligën profesioniste të femrave dhe është vendosur që ky sezon të përfundojë me 30 qershor, sikurse edhe UEFA u ka sugjeruar 55 federatave anëtare në qeverinë e futbollit europian.
Sa i takon fillimit të kampionatit, në komunikatë thuhet se do të ndiqen këshillat e qeverisë dhe do bashkëpunohet për ta arritur në një vendim të pjekur dhe të mos nxitohen në nisjen e garës pa qenë kushtet e duhura. /abcnews.al
Our board has agreed to extend the 2019-20 professional football season indefinitely, with leagues and competitions now suspended until at least 30 April.https://t.co/tVh1EadOta
— England Football (@EnglandFootball) March 19, 2020