Mjeku shqiptar në Gjermani Fahri Beqaj në një lidhje direkte për ABC News ka dhënë detaje në lidhje me situatën që ndodhet Gjermania për shkak të koronavirusit.
Beqaj ka theksuar se e vetmja mënyrë për të mposhtur dhe parandaluar këtë sëmundje ësnhtë që qytetarët të ndjekin rregullat e vendosura nga institutet e shëndetsisë, pasi deri më tani nuk ka asnjë ilaç zyrtar që mund të përdoret për shërimin e këtij virusi.
Doktori është shprehur se në Gjermani situata duket nën kontroll dhe shtesa më e prekur nga COVID 19 janë personat e sëmurë kronik dhe të sëmurët.
“12800 të prekur në Gjermani situata është nën kontroll ju e dini se kemi të bëjmë me një virus të panjohur që nuk ka terapi nuk ka as vaksinim dhe ajo që na ngelet është vetëm parandalimi i saj. Deri ë tani në Gjermani kemi arritur që të parandalojmë dhe vetem 34 persona kanë humbur jeten që janë të moshës së madhe dhe që kanë pasur më shumë sëmundje të tjera. Për momentin shtresa më e prekur janë të sëmurit kronik dhe të sëmurit ne po bëjmë çdo përpjekje për të mos pasur asnjë jetë të humbur por që gjithmonë ndodh”, tha doktori.
Pjesë nga biseda:
Ju po thoni se aleati më i mirë për tu mbrojtur është vetë qytetarët, në Gjermani në çfarë kushtesh janë qytetarët?
Janë masat për të penguar përhapjen e shpejtë të infeksionit për të gjetur një terapi për pengimin e hapjes së infeksionit, mos të mbingarkohet sistemi shëndetsor dhe të gjendet sa më parë një vaksinë për kurimin e kësaj. Në kohën e pandemisë sëmundjet e tjera të rënda janë të pranishme, nuk pushon infarkti etj ndaj respiratorët duhet dhe për këto pacientë dhe për ta mbajtunr nën kontroll është e rëndësishme që qytetarët tu përbahen masave të vendosura, pasi janë masa që shpëtojnë jetë, një numër i madh i qytetarëve do të infekthen ndaj është e rëndësishme koha dhe parandalimi.
Ka një diskutim për depistimin apo analizën e pacientëve. Në gjermani kujt po i bëhet testi i koronavirusit?
Në grupin e personave të dyshimtë kanë hyrë personat që kanë qenë në regjionet e prekura me COVID 19, të cilët sapo janë kthyer në Gjermani ju është bërë testi pa pasur simptoma ka pas nga ato persona që dhe pse nuk kanë rezultuar . Personat kanë shenja sëmundje dhe kanë pasur kontakt me personat që janë pozitiv dhe vijnë nga vendet e prekura, nuk ka nevojë që testi të bëhet te secili person.
Gjermania është shteti më i fuqishëm në Evropë në çdo aspekt , çfarë medikamentesh po përdoren për trajtimin e pacientëve?
Në momentin që paraqitete sëmundja skemi asgjë tjetër përveçse anës simptomatike, rritjen e temperaturës, rritjes së infeksioneve në mushkri, por nuk ka asnjë ilaç direkt për luftimin e virusit. Rezultatin e pritur nuk e ka sjellë asnjë. Ende nuk ka asnjë ilaç të zyrtarizuar.
Çfarë pasojash le një sëmundje e tillë?
Këto janë pyetje që nuk mund të marrin një përgjigje konkrete./abcnews.al