Situata në Itali nga Coronavirusi ende nuk po stabilizohet. Çdo ditë ka raste të reja, por dhe një numër të madh të vdekurish. Një nga qytetet më të prekura është Bergamo dhe kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, ka një mesazh për të gjithë qytetarët.
“I kërkoj të gjithëve atyre që duan të stërviten, apo dhe atyre që bëjnë sikur stërviten qëndroni në shtëpi. Mjaft, mjaft, mjaft. Çdo ditë zgjohemi në mëngjes me lajme të këqija, njerëzit po vdesin dhe disa ende nuk e kuptojnë. Askush nuk duhet të dalë jashtë”, janë fjalët e argjentinasit.
Ndërkohë ende nuk dihet se cili do të jetë fati i Seria A këtë sezon. Flitet se aktiviteti do të rifillojë në javën e parë të majit, por nuk ka akoma një njoftim zyrtar nga Federata Italiane. /abcnews.al