Ushqim në shtëpi për të varfërit në Librazhd,  të moshuarit kërkojnë ndihmë

schedule11:03 - 19 Mars, 2020

schedule 11:03 - 19 Mars, 2020

Familja Topi jeton në periferi të qytetit të Librazhdit. Gjyshe Minia jeton me dy nipat e mitur dhe nusen e djalit. Vendimi i qeverisë për të mos dalë nga shtëpia i gjeti te papërgatitur pasi jetojne ne skamje. Gjyshja tregon se nuk ka asnjë njëri që ta ndihmojë për të plotësuar nevojat e familjes. Ajo kërkoi ndihmë dhe mundi të sigurojë pak ushqime.

“Me sakrifica çfarë të bëjmë se nusja është pa punë, djali ka ikur në Greqi. Tani vetëm Zoti do të na ndihmojë”, shprehet ajo.

Pamundësi për tu furnizuar me ushqime kanë edhe shumë familje të tjera në këtë zonë.

“Ne jemi katër veta në familje. Të ardhura vetëm një ndihmë ekonomike 40 mijë lekë kemi”, thotë një tjetër banor.

Pergjegjesi social Rexhep Shaka pranë bashkisë Librazhd u shpreh se kjo është vetëm faza e parë, pasi ndihmat për familjet në nevojë do të vijojnë deri sa vendi të kalojë situatën e krijuar nga Covid – 19.

“Ndajmë ushqim për personat në nevojë, kohë më parë kjo i jepej mensës sociale, por meqë duyhen marrë masa shërbimi i ushëimit do të jepet në shtëpi”, deklaron ai.

Deri tani ne Librazhd kane perfituar ndihma 70 familje në nevojë kryesisht në zonat rurale, të cilëve bashkia u ka shpërndarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!