A ngjitet koronavirusi përmes raportit seksual? Një udhëzues për intimitetin gjatë koronavirusit

schedule10:39 - 19 Mars, 2020

schedule 10:39 - 19 Mars, 2020

Shumë prej nesh e kanë thuajse të pamundur të praktikojnë “distancimin shoqëror” e sidomos kur jeton me partnerin tënd. Por cilat janë rreziqet që lidhen me intimitetin në kohën e koronavirusit? Tre ekspertë  i përgjigjen pyetjeve tona, sipas The Guardian

1.A është Covid -19 seksualisht i transmetueshëm?

Dr Jessica Justman: Nuk ka ende asnjë provë që tregon se virusi  transmetohet  seksualisht. Virusi kryesisht përhapet përmes piklave dhe prekja e sipërfaqeve të kontaminuara mendohet se është mënyra dytësore e transmetimit.

Dr Carlos Rodríguez-Díaz: Nuk ka asnjë provë që Covid-19 mund të transmetohet përmes marrëdhënieve vaginale ose anale. Sidoqoftë, puthja është  shumë e zakonshme gjatë marrëdhënieve seksuale, dhe virusi mund të transmetohet përmes pështymës. Prandaj, virusi mund të transmetohet duke u puthur. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi të transmetimit oral-fekal të Covid-19 që nënkupton që kjo mund të jetë  një rrezik për infeksion.

2.Por a ka problem nëse kryejmë marrëdhënië seksuale?

Justman: Nëse ju ose partneri juaj jeni të infektuar me Covid-19, këshilla jonë është që të qëndroni  larg njëri-tjetrit sa më shumë që të jetë e mundur. Në fakt, departamenti i shëndetësisë në New York City ka disa udhëzime për këtë.

Nëse jeni me COVID-19, duhet të izoloheni, në mënyrë ideale në një rezidencë private deri në shtatë ditë pasi virusi shfaq simptomat .

Nëse nuk keni pasur temperaturë, ethe për 72 orë, pa përdorur ibuprofen ose ndonjë ilaç tjetër ateherë  simptomat tuaja të frymëmarrjes do të fillojnë duke u përmirësuar.

Dr Julia Marcus: Por për njerëzit që nuk kanë simptoma dhe nuk kanë ndonjë ekspozim të mundshëm kohët e fundit dhe kanë qëndruar pranë shtëpisë, unë mendoj se, nëse është brenda familjes tuaj, është një histori ndryshe. Nëse jetoni me një partner seksual të rregullt dhe nuk keni simptoma, seksi  mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u argëtuar, të qëndroni më të lidhur dhe të lehtësoni ankthin gjatë kësaj kohe  stresuese.

3.Po në lidhje me partnerët e rinj?

Marcus:  E mira është që ne të përpiqemi të qëndrojmë në shtëpi sa më shumë që të kemi mundësi dhe të ndërveprojmë vetëm me njerëzit për gjëra thelbësore, si ushqimet. Dhe edhe kur ta  bëjmë atë, të përpiquni të mbajmë një distancë fizike rreth një metër nga njerëzit e tjerë. Kjo është  sfida.

Rodríguez-Díaz: Marrëdhënia seksuale mund të zvogëlohet gjatë javëve të ardhshme, por format e tjera të të shprehurit erotizëm, të tilla si videot dhe masturbimi janë disa opsione.

4.Si mund të ruajmë higjenën e lodrave të seksit?

Rodríguez-Díaz: Thjesht përdorni sapun dhe ujë.

5.Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo pandemi.  Çfarë do i thonit dikujt që është beqar tani dhe nuk dëshiron të pres muaj me radhë para se të ketë intimitet me dikë?

Rodríguez-Díaz: Nëse jeni i shqetësuar për praktikimin e distancës sociale për një kohë të gjatë, sigurohuni që ju dhe njerëzit që njihni praktikoni tani distancimin shoqëror. Sa më shpejt ta bëjmë, aq më shpejt do të shohim një rënie të infeksioneve të reja dhe aq më shpejt do të jemi në gjendje të ndryshojmë praktikën tonë të shoqërimit. Në vend që të përqendrohemi në të ardhmen, duhet të përqendrohemi tek e tashmja.

Përdorni këto dy javë për të kanalizuar energjinë tuaj, të eksploroni veten, ndoshta të mendoni se çfarë është ajo që ju po kërkoni. Dhe ju mund ta bëni atë vetë. Mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar mënyra të tjera për t’u angazhuar me partnerë të rinj seksual që mund të takoni në internet duke  përdoru video telefonatat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!