Lufta ndaj koronavirusit fitohet më lehtë falë solidaritetit të madh. Gary Neville është një emër i njihur në Angli. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe kombëtares angleze ka kryer një gjest shumë të bukur.
Ai ka vendosur që krevatët e dy prej hoteleve të tij (i zotëron bashkë me emra si Ryan Giggs, David Beckham etj), t’i dhurojë në ndihmë të betejës kundër COVID-19. Në ishull ka shkuar në 104 numri i personave të vdekur nga virusi dhe 2626 persona po luftojnë me jetën.
Kryeministri Johnson ka lajërmuar mbylljen e shkollave prej ditës së premte dhe shumë masa janë marrë për të luftuar pandeminë. “176 shtrëtërit tanë do të vihen në dispozicon të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) nga dita e premte. Ka ardhur koha që e gjithë industria jonë të tregojë solidaritet.
Mjekët dhe punëtorët e NHS do të mund të qëndrojnë në hotelet tona pas asnjë kosto në muajt e ardhshëm. Ata kanë nevojë për izolim larg familjarëve, të cilët mund të preken nga kjo që po ndodh. Qëndroni të sigurt dhe ju urimet më të mira për të gjithë”, deklaron Gary Neville. /abcnews.al
A message from our co-owner Gary Neville. @GNev2 @GG_Hospitality pic.twitter.com/uy2rEfweho
— Hotel Football (@hotelfootballuk) March 18, 2020
A brilliant gesture from Gary Neville ❤️
— Goal News (@GoalNews) March 18, 2020