Mali i Zi ka konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus. Kështu numri i të infektuarve në total shkon në tetë. Dy rastet e para për vendin janë konfirmuar të martën. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Duško Marković.
Për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e koronavirusit, transporti publik përfshirë autobusët dhe hekurudhat është pezulluar. Gjithashtu, në vend është ndaluar edhe funksionimi i ambienteve sportive dhe rekreative të brendshme dhe të jashtme dhe pishinat.
Sallonet e flokëve dhe bukurisë në vend gjithashtu do të mbyllen, sipas deklaratës. Qeveria rekomandon që dasmat të shtyhet dhe këshillon që varrimet të mbahen në një rreth të ngushtë familjar.
Dyqanet gjithashtu, sipas rregullave të reja, duhet t’ua kushtojnë dy orët e para të hapjes të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. /abcnews.al/