Cooper: Zapata idhulli im, Superiorja e fortë! COVID-19? Bergamo ia del

schedule12:58 - 18 Mars, 2020

schedule 12:58 - 18 Mars, 2020

Godberg Cooper u transferua në janar te Kukësi dhe ka provuar të debutojë në Superiore. Shijen e golit në kampionat ende nuk e ka shijuar, por synon që të realizojë sa më shumë.  “Kampionati është i fortë, shumë fizik. Po ambientohem dhe dua të shënoj sa më shumë gola dhe të bie në sy, e pse jo më pas të kthehem sërish në Itali”, tregon sulmuesi shtatlartë në intervistën e dhënë për “Tuttomercatoweb”.

Si shumica e lojtarëve, edhe Cooper ka shembujt e tij: “Modeli im është Duvan Zapara, për mënyrën se si lëviz. Më pëlqejnë edhe Lula e Balotelli si futbollistë. I shikoj, i studioj dhe mundohem të mësoj”. Sulmues ka qenë pjesë e moshave te skuadra e Atalanta, ndaj edhe i pëlqen Zapata. Afrikani, me pasaportë italiane, familjen e ka në vendin fqinj dhe do kishte dashur të shkonte pranë tyre.

 

“Familja ime jeton në Itali, në krahinën e Bergamos dhe do doja të kthehesha, por nuk mundem. Pastaj gjithashtu po shikoj që atje rastet po shtohen dhe është më mirë të qëndroj këtu”, shton sulmuesi, i cili pyetet edhe për situatën në Shqipërisë dhe ndalimin e kampionatit.

“Ishim në hotel të premten, kur u vendos për ndalimin e kampionatit. Jam i shqetësuar, shikoj lajmet në mediat italiane dhe numri i të prekurve vetëm rritet. Personalisht jam mirë, i izoluar vullnetarisht. Nuk kam simptoma, por mendja ime është në Itali. Jam në kontakt me familjen time, nuk kalon asnjë ditë pa folur.

Bergamo është zona më e prekur dhe është në gjunjë nga kjo situatë, por do të ngrihet përsëri. Duhet të respektojmë udhëzimet e qeverisë, ndryshe bëhet e ndërlikuar. Sa i përket stërvitjes, gjithccka është pezulluar”, mbyll Cooper. /abcnews.al