Sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham, po bën një sezon fantatik në Premier League, ose më saktë po bënte një sezon fantastik, deri sa u dëmtua disa javë më parë. 22 vjeçari, edhe pse sezoni i parë si titullar te Chelsea, u shndërruar menjëherë në sulmuesin kryesor të skuadrës.
Si pasojë, Abraham mendon se duhet të paguhet me rrogë të majme dhe kërkesat e agjentit të tij ndaj drejtuesve të klubit, janë zbuluar nga mediet britanike. Abraham kërkon plot 180 mijë sterlina në javë që të rinovojë me Blutë e Londrës.
Anglezi nuk është kursyer aspak me kërkesat e tij, por ndoshta është e pranueshme, pasi talenti tjetër i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, rinovoi pak ditë më parë me Chelsean, me pagën e tij që shkon në 180 mijë sterlina në javë. Te Chelsea, ka çështje për të zgjidhur./abcnews.al