Shkojnë në 387 rastet e konfirmuar me koronavirus në Greqi, humb jetën personi i pestë

schedule17:47 - 17 Mars, 2020

schedule 17:47 - 17 Mars, 2020

Në Greqinë fqinje numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 387. Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 35 raste të reja.

Sipas të dhënave të fundit, të njoftuara pasditen e së martës nga profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras, një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Kështu numri total i jetëve që merr koronavirusi në Greqi shkon në pesë.

Nga personat e diagnostikuar, 11 pacientë ndodhen në spital. Ndërkohë Tsiodras shtoi gjithashtu se 14 pacientë të tjerë kanë dalë së fundmi nga spitali. Mosha mesatare e persë personave që kanë humbur jetën është 68 vjeç. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!