Futbolli është ende i pezulluar, por Premier League sapo ka shpallur trajnerin më të mirë të muajit shkurt. Ndoshta tifozët prisnin ndonjë emër të madh, por fituesi është tekniku i Burnleyt, Sean Dyche.
Ecuria pozitive që kaloi Burnley në muajin shkurt ishte fantastike, ku të besuarit e Dyche nuk e njohën humbjen. Në katër takime në kampionat ata regjistrojnë dy fitore dhe dy barazime.
Falë këtyre rezultateve, tashmë Burnley pozicionohet në vendin e 10 në klasifikimin e Premier League. 48-vjeçari e ka zonën europiane vetëm 6 pikë larg dhe pse jo mund ta provojë të arrijë mrekullinë. /abcnews.al
? Congratulations to Sean Dyche who is the @BarclaysFooty Manager of the Month for February#PLAwards pic.twitter.com/hypXauxz0w
— Premier League (@premierleague) March 17, 2020