Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OBSH u “tërheq veshin” vendeve të prekura nga koronavirusi: Nuk po bëni mjaftueshëm testime!

schedule17:42 - 16 Mars, 2020

schedule 17:42 - 16 Mars, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje të hënën të gjitha vendeve të prekura nga koronavirusi që të përmirësojnë programet e tyre të testimit.

OBSH ka theksuar dhe një herë se mesazhi i tyre kryesor është: Bëni testime, testime dhe vetëm testime pasi kjo është mënyra me e mirë për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Drejtuesi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh:



“Mesazhi jonë kryesor është: testoni, testoni, testoni çdo rast të dyshuar për koronavirusin. Ne kemi parë përshkallëzim të masave të marra për të siguruar distancim social, si mbyllja e shkollave, anulimi i eventeve sportive. Por nuk kemi parë masa urgjente të marra për bërjen e testeve, izolimin dhe gjetja e kontakteve të prekur, që është edhe masa kryesore për t’u përgjigjur ndaj Covid-19.”

Ghebreyesus shtoi më tej se pa kryerjen e testimeve, rastet nuk mund të izolohen dhe zinxhiri i infeksionit nuk mund të thyhet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!