Pas Kinës lajme të mira edhe nga Korea e Jugut, rastet me koronavirus po shkojnë drejt uljes

schedule15:48 - 16 Mars, 2020

schedule 15:48 - 16 Mars, 2020

Pas Kinës, edhe në Korenë e Jugut më ne fund po regjistrohet një ulje e lehtë e rasteve të kornifurmuara me koronavirus.

Gjatë fundjavës, rastet zbritën nga 74 të shtunën në 76 të dielën. Trendi në rënie po vazhdon tashmë prej më shumë se tre javësh edhe pse me ritme të ulëta.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se numri total i personave të infektuar ka shkuar në 8,236, prej të cilëvë kanë ndërruar jetë 75 persona dhe janë shëruar e kanë dalë nga spitalet 1,137 persona.

Ndërkohë, në një kohë që rastetet e konfirmuara në botë me koronavirus po bëhen më shumë se vetë numri i të sëmurëve që ka pasur Kina, situata duket se po përmirësohet edhe në Beijing.

Autoritet njoftuan se të dielën kishin regjistruar vetëm 16 raste të reja me Covid-19, katër më pak se ato që u raportuan të shtunën.

Veç kësaj, rezulton se nga 16 rastet e konfirmuara, 13 janë të “importuara”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!