Në orët e para të mëngjesit ka nisur lëvizja e automjeteve me orar të kufizuar. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për “Abc-ja e mëngjesit” se në rrugët e Tiranës ka tashmë automjete. Qarkullimi ka nisur në orën 06:00 dhe do të vijojë deri në 08:00.
E njëjta gjë do të funksionojë edhe në orë 16:00 për të gjithë ata punonjës që do të lënë punën e tyre.
Po ashtu që prej orës 00:00 të mesnatës dhe deri në 08:00 ka patur edhe një urdhër tjetër që të gjithë nga persona që kanë qenë jashtë kryeqytetit do të lejohet ardhja e tyre.
Nga atna tjetër vetëm ditën e djeshme ka patur një numër të madh të personave “të pabindur” në të gjithë vendin dhe janë gjobitur 334, janë bllokuar 18 automjete po ashtu në të gjithë vendin dhe gjithësej numri i personave të arrestuar në 4 ditët e fundit ka qenë 8. /abcnews.al