Kryeministri Edi Rama ka publikuar moshat e të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Nga 42 raste në të gjithë vendin, 20 janë të shtruar në spital.
10 janë të moshës 60-85 vjeç, 6 janë të moshës 50-60 vjeç dhe 4 janë të moshës 30-49 vjeç. Rama thotë se tre prej tyre janë në reanimacion ndërsa 1 është me frymëmarrje të drejtuar.
Postimi i plotë:
Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët
10 janë të moshës 60-85 vjeç
6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç
Vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi
Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve