Futbollisti i Real Madrid, Lucas Vazquez, është në izolim si shumica e futbollistëve nëpër botë, për shkak të frikës nga Coronavirus. Virusi famëkeq është zhvendosur edhe në Spanjë dhe futbollistët janë në karantinë prej disa ditësh tashmë.
Vazquez ka publikuar një video në profilet e tij zyrtare, ku shihet se po vazhdon stërvitjen, por me një “trajner” të ri. Ai është djali i tij i vogël, i cili i bashkohet futbollistit të Realit në seancën stërvitore. Padiskutim një motivim shtesë…/abcnews.al
Lucas Vazquez has a new personal trainer ?pic.twitter.com/TzFOouKJiv
— Goal (@goal) March 15, 2020