Hans-Dieter Flick po zhvillon një punë fantastike në stolin e Bayern Munchen, por fundit i sezonit do të sjellë largimin e tij. Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë kanë zgjedhur trajnerin e ardhshëm dhe ai është një gjerman.
Sport Bild raporton se i preferuari i Bayern Munchen është Thomas Tuchel. Trajneri i PSG-së po lufton fort për të fituar Champions League, trofe që nuk është fituar kurrë nga skuadra franceze. PSG u kualifikua në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube dhe ndodhet në rrugë të mbarë.
Gjithsesi, ai do të largohet në fund të sezonit, me ose pa fitimin e Champions League. 46-vjeçari do të rikthehet në Bundesligë, aty ku ka drejtuar Mainz dhe Borussia Dortmund, por tashmë pritet të marrë detyrën e trajnerit të rekordmenëve të Bayern Munchen. /abcnews.al