Statistika e veçantë e Brojës, talenti kuqezi pjesë e historisë së Chelsea

schedule17:39 - 15 Mars, 2020

schedule 17:39 - 15 Mars, 2020

Armando Broja nuk do e harrojë kurrë pasditen e 8 marsit të këtij viti. Sulmuesi i talentuar shqiptar debutoi me skuadrën e parë të Chelsea në ndeshjen kundër Everton. “Blutë e Londrës” po fitonin 4-0 dhe trajneri Lampard e futi në lojë 18-vjeçarin në vend të Oliver Giroud në minutën e 86-të.

Shtatlarti provoi emocionet e aktivizimit në Premier League, teksa është bërë pjesë e historisë së klubit londinez. Broja është futbollisti i 750-të që vesh fanellën e skuadrës së parë të Chelsea. Mbrojtësi Zouma ishte I 700-ti në vitin 2014, ndërsa dyshja Bosingwa-Deco ishin lojtarët e 650-të.

Të gjithë shpresojmë që Broja të mos mjaftohet me këtë statistikë dhe në të ardhmen të mbahet mend më shumë për golat e shënuar me skuadrën angleze dhe kombëtaren shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!