Akti normativ i firmosur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndtësisë dhe Mbrojtjës Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj parashikon gjoba për institucionet dhe personat që nuk respektojnë rregullat e vendosura.
Masat administrative janë për këdo që shkel masat e qeverisë në betejën ndaj Covid 19. Ky akt normativ ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
“Shkeljet e masave nga tregtarët gjobiten me 50 mijë lekë gjobë, kush organizon grumbullime njerëzish 5 mln lekë gjobë, familjarët që futen pa leje në spitale gjobë 500 mijë lekë. Gjobë për personat që nuk deklarojnë se kanë ardhur nga zonat e prekura”, thuhet në aktin normativ, botuar në fletoren zyrtare.
Në aktin normativ bëhet e ditur se gjobat që do të paguhen do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit.