Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest i madh në ndihmë të luftë kundër Coronavirusit. Sulmuesi portugez i Juventusit ka hapur dyert e hoteleve të tij, “Pestana CR7”, në Lisbonë dhe Funchal. Marca në Spanjë raporton se ato do të përdoren si spitale për trajtimin e të prekurve nga Cronavirusi. Veç kësaj, Ronaldo do të paguajë mjekët dhe të gjithë ata që do të angazhohen më këtë mision kaq humanitar.
MESAZHI I CR7 – “Bota po kalon një moment shumë të vështirë, që kërkon vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Sot nuk po ju drejtohem si një lojtar profesionist, por si një djalë, si një baba. Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për ta pasur të qartë përballimin e emergjencës.
Mbrojtja e jetës shkon përtej çdo interesi tjetër. Dua të ofroj gjithë solidaritetin tim për ata që po luftojnë ndaj këtij virusi, siç është shoku im i skuadrës Daniele Rugani. Mbështetja ime e vazhdueshme shkon edhe për profesionistët e shkëlqyer, të cilët po vënë në rrezik jetët e tyre për të na shpëtuar neve”, shkruante portugezi pak ditë më parë në rrjetet sociale. /abcnews.al