Euro 2020 në dimër? Opsion që tundon UEFA-n, ja kur merret vendimi final

schedule20:15 - 14 Mars, 2020

schedule 20:15 - 14 Mars, 2020

Euro 2020 është shumë afër, por kompeticioni që është programuar të nisë me 12 qershor pritet të shtyhet. UEFA do të marrë një vendim përfundimtar të martën e ardhshme, teksa kanë dalë në skenë hipoteza të ndryshme.

Në fillim u përfol për mundësinë e zhvillimit të Europianit verën e vitit 2021. Në Angli zbulojnë një tjetër opsion. Telegraph raporton se Europiani mund të zhvillohet gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Të gjithë kampionatet e këtij sezoni do të përfundonin brenda 30 qershorit dhe Europiani do të luhej mes muajve nëntor-dhjetor. Gjithsesi, duhet të presim ditën e martë për të mësuar vendimin final. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!