Gjashtë raste të reja janë konfirmuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp deklaroi se sot janë testuar 12 persona për prej të cilëve gjashtë janë pozitiv me coronavirus.
Ndër të tjera në fjalën e tij Filipçe ka thënë se një paciente është kthyer nga Barcelona, ndërsa për të gjithë personat tjerë që ishin në avionë është dhënë urdhër për izolim, ndërsa personat tjerë janë nga Dibra.
Gjithashtu ministri shtoi se do të mbyllet vendkalimi kufitar në aeroportin e “Shën Apostol Palve” për 48 orë, duke vënë në dukje dhe se ndalohet puna në kafe, restorante apo aktivitete të tjera publike. /abcnews.al