Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liverpool mund të humbasë titullin e shumëpritur, ja si reagon Carragher

schedule20:03 - 14 Mars, 2020

schedule 20:03 - 14 Mars, 2020

Liverpool mund të fitojë titullin kampion në Premier League këtë sezon pas plot 30 vitesh (hera e fundit që e fituan ishte në sezonin 1989-90), por situata me Koronavirus, ka bërë që të gjitha kampionatet të shtyhen, si dhe po flitet për një anulim total të këtij sezoni, çka do të thoshte se Liverpool do ta humbasë titullin.

Për këtë hipotezë, ka folur legjenda e klubit të kuq, Jamie Carragher, i cili ka ironizuar me autoritet e futbollit: “Ajo që është e drejtë, është të përfundosh sezonin për skuadrat në çdo kampionat kur futbolli të lejohet të fillojë përsëri.

Autoritetet e futbollit gjetën një mënyrë për të vendosur një Kupë Bote në mes të një sezoni, kështu që unë jam i sigurt që ata mund ta zgjidhin këtë problem sezonin e ardhshëm”, ironizoi Carragher./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!