Dhimbja e ish-trajnerit të Italisë: Kam humbur miq, prindërit pozitivë

schedule19:26 - 14 Mars, 2020

schedule 19:26 - 14 Mars, 2020

Veriu i Italisë është ndër vatrat e koronavirusit dhe zona më e prekur në Europë nga COVID-19. Trajneri italian, Cesare Prandelli, i cili drejtoi kombëtaren e kaltër gjatë viteve 2010-2014, ka dhënë një rrëfim emocionues në mediat italiane.

Kam humbur disa miq të mi prej koronavirusit dhe kam prindërit, të cilët kanë rezultuar pozitive, të izoluar në shtëpi. Ndoshta kemi ndalur gjithçka një javë me vonesë… Dy nga tre personat që njihja ishin tifozë të zjarrtë të Fiorentinas.

Duhet të pranojmë realitetin dhe të qëndrojmë në shtëpi, kjo është e vetmja mënyrë për të ndihmuar të tjerët. Unë kam humbur disa miq, kjo është një situatë dramatike, sidomos për njerëzit që nuk kanë mundur të qëndrojnë afër të dashurve të tyre”, deklaron Cesare Prandelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!