Statistikat e Grealish dhe Maddison, çfarë “lufte” për një ftesë tek Anglia

schedule08:35 - 15 Mars, 2020

schedule 08:35 - 15 Mars, 2020

Numri 10, fantazisti i ekipit, ai nga i cili kalon çdo top dhe që krijohet çdo aksion për gol, është në zhdukje nga futbolli. Shumë trajnerë të brezit të ri preferojnë skemën 4-3-3, me tre mesfushorë që mbulojnë thuajse çdo cep të fushës.

Edhe pse ky pozicion është drejt zhdukjes, emra si Maddison dhe Grealish po e mbajnë gjallë në Premier League. Dy fantazistët anglezë po bëjnë sezone të shkëlqyera për skuadrat e tyre, Leicester dhe Aston Villa.

Grealish ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 6 herë në 2334 minutat që ka luajtur në kampionatin anglez, ndërsa Maddison, në 2403 minuta, ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3 herë.

Të dy futbollistët, kanë një mesatare të mirë kur vjen puna te rastet e pastra të krijuara, me një mesatare thuajse të barabartë 2.8 raste për gol në 90 minuta. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka një detyrë të vështirë të zgjedhë një prej dy fantazistëve, por me shumë gjasa, të dy lojtarët do të jenë me “Tre Luanët” në Euro 2020./abcnews.al