“Zero simptoma, por ka koronavirus”, infektohet edhe serbi i Fiorentinës

schedule19:35 - 13 Mars, 2020

schedule 19:35 - 13 Mars, 2020

Tjetër rast me koronavirus në Serie A. Fiorentina është klubi i radhës që është prekur nga COVID-19. Sulmuesi serb, Dusan Vlaovic ka dalë pozitiv, duke u bërë futbollisti i tetë në Itali që infektohet nga virusi i frikshëm.

Lajmi është konfirmuar nga një komunikatë e klubit nga Firence. “Fiorentina informon se Dusan Vlaovic ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit. Lojtari nuk ka simptoma për momentin dhe ndodhet në shtëpinë e tij”.

20-vjeçari është një ndër zbulimet e bukura të Fiorentinës në këtë sezon. Klubi po ndërmerr të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, duke filluar me regjistrimin e të gjithë personave që kanë pasur kontakte me lojtarin e prekur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!