Miqtë ndërkombëtarë të Kosovës urojnë për 10 vjetorin e Pavarësisë

schedule12:10 - 17 Shkurt, 2018

schedule 12:10 - 17 Shkurt, 2018

Në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk kanë munguar as urimet nga miqtë ndërkombëtarë të vendit. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, Xhorxh W. Bush, ish sekretarja amerikane e shtetit Medlin Allbright, Condoleza Rice, dhe gjenerali Uesli Klark kanë dërguar përshëndetjet e tyre për këtë ditë.

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton në urimin e tij për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shprehet i lumtur që ka mundur të kontribuojë si president amerikan në arritjen e kësaj dite.

 

Edhe Xhorxh W. Bush nga ana e tij me anë të një letre e cilëson këtë një ditë të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Bush përmend ndër të tjera dhe momentin kur Shtetet e bashkuara të Amerikës njohën shtetësinë e Kosovës. “Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”, shkruhej më tej në letër.

 

Ishisekretarja amerikane e shtetit Medlin Allbright e cilëson si arritjen më të madhe në karrierën e saj të gjatë politike ndihmën për pavarësinë e Kosovës. Ajo uron që në të ardhmen të dëgjojë vetëm të flitet për arritjet e vendit drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

 

Kondolesa Rajs nga ana e saj ka tërhequr vëmendjen për faktin se rruga drejt demokracisë është e mbushur me sakrifica dhe vështirësi, duke i uruar shtetit më të ri në Kosovë me mijëra vjet prosperitet, liri dhe pavarësi.

Gjenerali amerikan Uesli Klark shpreht pak i mërzitur për faktin se nuk ndodhet në Kosovë në këtë ditë, por gjithësesi nuk kishte si të mungonte urimi i tij për një popull sipas tij ndër më të guximshmit.

/abcnews.al