“S’marrim kallashin kundër Coronavirusit”, ç’tha Duka para vendimit drastik

schedule12:16 - 13 Mars, 2020

schedule 12:16 - 13 Mars, 2020

Futbolli në Shqipëri ka ndalur. Coronavirusi ka bërë që të pezulluan shumë fusha të jetës, ndaj edhe vendimi i FSHF ishte i pritshëm pas situatës së krijuar në vendin tonë. Gjithsesi, të hënën, kur kishin dalë vetëm dy persona pozitive më COVID-19, presidenti Armand Duka nuk e mendonte ndalimin e kampionateve në vendin tonë.

I ngacmuar nga gazetari Anton Cicani, në lidhje me ndërprerjen e kampionatit, Duka u shpreh se është e vështirë që të ndalet çdo gjë për një muaj, pa prodhim. Nëse kjo do ndodhte, sigurisht edhe futbolli do të duhet të merrte pushimet.

“Duhet të shohim zhvillimet, po nëse na mbyll kaq shumë brenda, ne s’do të marrim kallashin të bëjmë luftë me të. Ndalimi nuk është i lehtë”, tha Duka me shaka, i cili më pas e vijoi lojën e batutave.

“Eh mor Cican, sa gripra kemi kaluar ne. Na u bë kjo Corona sikur…. Sa gripra, sa të duash, sidomos ne shqiptarët”, shtoi kreu i FSHF, i cili pas përshkallëzimit të situatës në vend mblodhi Komitetin Ekzekutiv dhe u vendos që futbolli të ndalej. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!