I ngulën thikën afër zemrës, arrestohen dy autorët e plagosjes në Korçë

schedule09:37 - 13 Mars, 2020

schedule 09:37 - 13 Mars, 2020

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Korçë, ku mbeti i plagosur 38 vjeçari E.Pulaa, ndërsa janë arrestuar edhe dy autorët.

Të arrestuarit janë një 38 vjeçar dhe një 33 vjeçar, të dy banues në Korçë.

“Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbremjen e datës 12.03.2020, ku në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbremjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me mjet prerës një 38-vjeçar.

Policia arreston në flagrancë dy autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbremjen e datës 12.03.2020, ku në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga këto struktutra u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. Ç., 38 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe shtetasit I. A., 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë shtetasin E. P., i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!