Situatë e turbullt për Philippe Coutinho, Barcelona bën lëvizjen e radhës

schedule22:43 - 12 Mars, 2020

schedule 22:43 - 12 Mars, 2020

Bayern Munchen ka marrë një vendim në lidhje me Philippe Coutinho. Braziliani është i huazuar nga Barcelona dhe kampionët e Gjermanisë kanë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për shumën e 120 milion eurove, opsion të cilin nuk do ta ushtrojnë.

Performancat e 27-vjeçarit nuk kanë bindur drejtuesit e klubit bavarez, që kanë vendosur të investojnë te Kai Havertz i Bayer Leverkusen. Barcelona nuk e ka në plane Coutinhon dhe po kërkon ta shesë te një tjetër klub.

Katalanasja Sport raporton se kampionët e Spanjës janë gati të heqin dorë nga lojtari i kombëtares braziliane për shumën e 80 milion eurove. Ofertat nga Premier League nuk mungojnë dhe lojtari ofensiv pritet të rikthehet në ishull, aty ku është aktivizuar me Liverpool gjatë viteve 2013-2018. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!