Vetëizolohet Ervin Salianji: Më mirë me shëndet të plotë sot, se të sëmurë e të izoluar në spitalet me 1001 halle

schedule21:54 - 12 Mars, 2020

schedule 21:54 - 12 Mars, 2020

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është vetëizoluar në banesë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Këtë e ka bërë të ditur vetë demokrati me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Salianjit më mirë të vetëizolohesh sot me shëndet të plotë sesa të izolohesh nesër në spitalet me halle. Po ashtu ai ka bërë edhe sugjerimet e tij për librat që mund të lexohen në këto ditë qëndrimi në banesë.

Postimi i Ervin Salianjit:

Më mirë të izoluar dhe me shëndet të plotë sot, se sa të semurë të izoluar nesër nëpër spitalet tona me 1001 halle dhe me qeveri që çthotë sot nuk thotë nesër! Shpeto veten, familjen dhe ruaj shoqërinë!

Shoqëri e mirë janë librat , për këtë fundjavë unë sugjeroj

1-Si vdesin demokracite

nga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

2- Ne të gjallët, Ayn Rand

3- Mengjeset në Kafe Rostand, Ismail Kadare

4- Emri i Trendafilit, Umberto Eko

Po ti?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!