Tre persona kanë rënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Policia njofton se në pranga janë vënë: Vasilika L., 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër; E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sipas policisë, shtetasja Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës.
Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.
Njoftimi i Policisë Gjirokastër
Goditet një rast i “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një hetimi disa mujor kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rasti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.
U arrestuan në flagrancë shtetaset:
Vasilika L., 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Shtetësja Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës.
Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./abcnews.al