Të gjithë po marrin masa mbrojtëse ndaj koronavirusit, por ka edhe nga ata që tallen dhe gjejnë kohën për humor në këtë situatë të jashtëzakonshme. Diego Costa është njëri prej tyre.
Sulmuesi i Atletico Madrid, i gëzuar nga kualifikimi i skuadrës së tij kundër Liverpool, ka kryer një gjest aspak të mirë në korridoret e “Anfield”. 31-vjeçari ka bërë sikur është kollitur përpara fytyrës së një gazetari.
Me siguri që gazetari është trembur shumë, ndërsa Diego Costa nuk e kursen buzëqeshjen e tij. Një shembull i keq nga lojtari i skuadrës spanjolle, edhe pse në rrafshin e humorit. /abcnews.al
❌ Lamentable. La broma de Diego Costa en plena crisis por el coronavirus. #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/nvB2OJEJX9
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 12, 2020