Tifozët e Formula 1 do duhet të presin për startin e kampionatit botëror. Gara e parë për këtë vit ishte programuar këtë fundjavë në Australi, por çmimi i madh i Melbourne nuk do të zhvillohet.
Mediat e huaja janë të sigurta, vendimi është marrë dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i FIA. Pandemia që ka prekur botën, pasi bllokoi futbollin dhe basketbollin, tani ka prekur edhe Formula 1.
Një anëtar i McLaren u infektua nga koronavirusi dhe skuderia e njohur u tërhoq nga gara debutuese. “Pilotët e Formula 1 janë gati të aplikojnë frenat e dorës”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp Sebastian Vettel, piloti i Ferrari. /abcnews.al