Tjetër lojtar pozitiv me Coronavirus në Itali. Manolo Gabiadini, lojtari i Sampdoria, ka rezultuar pozitiv pas testit për COVID-19. Klubi nga Genoa bën me dije se lojtari është mirë. Një ditë më parë ishte Juventusi që njoftoi se Daniele Rugani ishte prekur nga Coronavirusi dhe kështu anuloi çdo aktivitet.
? #COVID19: comunicazione U.C. #Sampdoria, calciatore positivo ➡️ https://t.co/rvUXTqXAwl pic.twitter.com/f0YEZGg4UY
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) March 12, 2020
Të njëjtën gjë bëri edhe Interi, që kishte luajtur me bardhezinjtë. Reagim i menjëhershëm edhe nga ana e Hellas Verona, që u përball me Sampdoria. Skuadra e futbollistëve shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, bën se diej se çdo aktivitet ndërpritet deri në një njoftim të dytë.
Klubi veronez po bëhet gati të futë në karantinë futbollistët e vet, gjë që normalisht do ta bëjë edhe Sampdoria. Shpresohet që nuk ka të tjerë të prekur nga Coronavirusi. /abcnews.al
Comunicato ufficiale di Hellas Verona FC
Leggi qui ➡️ https://t.co/OH1yjU3nyI#HVFC pic.twitter.com/rHdzR7is1T— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) March 12, 2020