Borussia Dortmund u dorëzua mbrëmjen e djeshme në Paris, duke pësuar një humbje e cila e la jashtë Championsit. Gjermanët u mposhtën me rezultatin 2-0 dhe janë francezët ato që avancojnë në çerekfinalet e kompeticionit europian.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, nuk është aspak i lumtur me ekipin e tij dhe për lojën e zhvilluar. ‘’Ne ua bëmë shumë të lehtë atyre. Nuk bëmë asnjë përpjekje për të shënuar. Më vjen keq sepse në ndeshjen e parë bëmë një ndeshje fantastike’’, ishin fjalët e para të 57-vjeçarit.
‘’Neymar? Ah po, ne të gjithë e dimë që ai është një aktor i mirë. Këtë e vërtetoi sot. Më vjen keq për Can sepse nuk e meritonte kartonin e kuq’’, deklaron Zorc pas ndeshjes, duke mos i kursyer thumbimet ndaj brazilianit. /abcnews.al