Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Evropë i ka kaluar 22,000. Italia mbetet shteti më i goditur ndërsa Danimarka izolohet.
Numri total i të infektuarve në Evropë ka shkuar në 23,339 ndërsa 951 është numri i personave që kanë ndërruar jetë. Në Itali, që është edhe vendi më i goditur nga virusi, numri i rasteve të konfirmuara ja shkuar në 12,462 ndërsa 827 kanë humbur jetën.
Lajmi vjen në një kohë që gjithnjë e më shumë shtete të Evropës po raportojnë vdekjet e para si pasojë e infeksionit. Kryeministri danez Mette Frederiksen njoftoi sot se të gjitha shkollat, universitetet dhe kopshtet do të mbyllen për dy javë për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Masat e reja të ashpra gjithashtu do të përfshijnë ndalimin e eventeve në ambiente të mbyllura ku mund të mblidhen 100 ose më shumë raste. Punëtorët e sektorit privat gjithashtu do të inkurajohen të punojnë nga shtëpia, pasi Autoriteti Danez i Sigurisë së Pacientëve raportoi dje 442 raste të reja. /abcnews.al