Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Greqi

schedule07:16 - 12 Mars, 2020

schedule 07:16 - 12 Mars, 2020

Në Greqi është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Viktima ishte një 66-vjeçar i cili ishte konfirmuar me COVID-19 që në datën 2 mars.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministria greke e Shëndetësisë.

I moshuari mbahej në Njësinë e Presionit negativ të FPI Patras.

Mësohet se 66-vjeçari ishte ndër pelegrinët që u kthyen nga Toka e Shenjtë dhe e gjetën virusin e ri pozitiv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!