Kur të thur elozhe një ish-futbollist, është diçka e madhe, ndërsa kur të thur elozhe një ish-futbollist që ka luajtur të njëjtin rol me ty, është diçka e jashtëzakonshme.
Kështu ka ndodhur dhe me Aaron Wan-Bissaka, të cilit i ka thurur elozhe Jamie Carragher. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit tha se Wan-Bissaka, është mbrojtësi më i mirë në botë në lojën një kundër një.
Jamie Carragher tha për Wan-Bissaka: “Unë mendoj se ai është mbrojtësi më i mirë në botë në lojën një kundër një. Është i pakalueshëm dhe mendoj se asnjë sulmues, nuk do të përballet me të. Një mbrojtës fantastik”, tha ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe i Anglisë./abcnews.al
? Jamie Carragher on Aaron Wan-Bissaka:
“I think he’s one of the best one-on-one defenders for a full-back in the world.
“I don’t think anybody would be able to get the better of him one v one.” pic.twitter.com/YARkIED7iL
— Goal (@goal) March 11, 2020