Ardhja e Bruno Fernandes i ndërron mendjen, Pogba bën kthesë 180 gradë

schedule18:57 - 11 Mars, 2020

schedule 18:57 - 11 Mars, 2020

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ka ndërruar mendje sa i takon të ardhmes së tij. Mesfushori ishte 100% i larguar nga “Djajtë e Kuq” dhe po priste vetëm hapjen e merkatos së verës, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Siç raporton DailyMail, Pogba ka vendosur të nisë bisedimet me drejtuesit e “Djajve” për rinovimin e kontratës. Arsyeja që ka bërë francezin të ndryshojë mendjen, është afrimi i Bruno Fernandes.

Fantazisti portugez u ambientua menjëherë në Old Trafford dhe po bën ndeshje të shkëlqyera, madje u shpall dhe lojtari më i mirë i muajit shkurt. Pogba dëshiron që të qëndrojë në Mançester dhe të formojë një dyshe shumë të fortë në mesfushë me Fernandes./abcnews.al