Këta janë turistët e fundit të cilët patën mundësi që të vizitonin Muzeun Historik Kombëtar këtë të mërkurë. Megjithe masat e shpallura nga qeveria nuk u zbatuan asnjë, as doreza e as maskat dhe as distanca prej 1 metër. Gjithashtu edhe grupet nuk u ndanë 4 nga katër persona, por u futen të gjithë sëbashku në pavione turistet.
Ky grup turistësh prej 30 personash kanë ardhur nga Austria kanë hyrë në Shqipëri ditën e martë dhe kanë kaluar nga pika Moriqanit. Ata kanë vizituar disa pika turistike në kryeqytet sëfundmi edhe muzeun historic kombëtar.
“Jam nga India, por jetoj në Angli. Kam ardhur të vizitoj muzeun, jam me fat sepse mora vesh qëtë enjten do të mbyllet. Unë nuk kam frikë nga ky virus sepse moshat e reja janë më pak të rrezikuara”, thotë turisti.
Operatori turistik Ervin Lani, thote se turistët nuk shfaqin frike, megjithate ai u shpreh se ka pasur një rënie të numrit të turistëve.
Drejtori i muzeut Dorian Koci shpjegon se udhëzimi i dytë për mbylljen e muzeut u krye në kuadër të masave shtrënguese nga Ministria e Kultures, por administarat do të vazhdoi punën me turne
Shqetësim për to mbetet pas mbylljes se muzeve, galerive dhe parqeve arkeologjike në lidhje me guidën qe ata do të kryejnë me grupet që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.
Përveç siteve arkeologjike, tashmë asnjë institucion kulturor në vend nuk është i hapur, madje edhe Biblioteka Kombëtare është mbyllur për studiuesit deri më 3 prill. /abcnews.al