Ulet numri i qytetarëve që hyjnë në Shqipëri nga pikat doganor, kontrollohen me termometër me lazer

schedule15:46 - 11 Mars, 2020

schedule 15:46 - 11 Mars, 2020

Vijojnë kontrollet në pikat kufitare. Aktualisht jemi përqëndruar në atë të Kapshticës, ky të gjithë qytetarët që  udhëtojnë nga shteti grek apo vende të tjera të Europës drejt vendit tonë kontrollohen imtësisht.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se është ulur ndjeshëm numri  qyeteratëve që futen në Shqipëri.  Pavarësisht masve të shtuara  në pikën kufitare të Kapshticës, i vetmi mjet kontrolli është termometri me lazer.

Bluzat e bardha që kontrollojnë pasagjerët që hyjnë përmes kësaj pike doganore konfimojnë se nuk ka asnjë rast të dyshuar.

Pasagjerët e mbërritur këtë të mërkurë tregojnë se gjatë udhëtimit të tyre nuk janë kontrolluar në asnjë pikë doganore.

“Vëëtm këtu në doganën shqiptare jemi kontrolluar”, është shprehur një udhëtare.

Ndërkohë edhe në kakavijë mjekët kontrollojnë çdo udhëtar që vjen. Atyre u matet temperatura dhe pyeten nga kanë kanë ardhur. /abcnews.al