Coronavirusi ka prekur edhe Spanjën, teksa ka shkuar në 2 mijë numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Momentalisht ka 46 të vdekur dhe me gjendjen e krijuar është detyrim që të mos lejohet grumbullimi i njerëzve.
Federata Spanjolle e Futbollit, një ditë më parë njoftoi se dy javët e ardhshme do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Por situata tani ka ndryshuar dhe kërkohet që për dy javë të pezullohet kampionati.
La Liga, si organizatore e kampionatit, do të duhet të marrë vendimin përfundimtar. Federata Spanjolle e Futbollit ka edhe mbështetjen e Sindikatës së Futbollistëve, që gjithashtu ka dalë me një deklaratë ku kërkon që lojtarët të mbrohen dhe futbolli të ndalet për momentin. /abcnews.al