Në një konferencë për mediat zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se moshat e mëdha duhet të tregojnë më shumë kujdes për shkak se janë më të rrezikuar.
“Shpreh ngushëllime për familen e të ndjerës e cila nuk mundi të mbijetojë si pasojë e komplikacioneve dhe sëmundjve që kishte.
Pacientja vuante nga isuficensa kardiake e rëndë, kishte prej shumë vitesh çrregullime të ritmit të zemrës, kishte sëmundje kronike të mushkërive, kishte sipertireozë dhe kishte kryer edhe by-pass kardiak.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga ana e mjekëve, pacientja nuk mundi të mbijetojë. Deri në mëngjesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është kërkuar transferimi i saj në QSUT. Në çastet që po merreshin masat për transportin e saj, gjendja është rënduar dhe pacientja nuk ka mundur të mbijetojë.
Ky është një virus që moshat e mëdha që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. I bëjmë thirrje qytetarëve të vetëkarantinohen. Për çdo shenjë të telefonojnë në numrin e urgjencës 127.
Karantinë do të thotë një vend ku qëndrojnë persona të shëndetshëm por që dyshohet se janë të prekur. Karantina është në shtëpinë e pushimit. Në karantinë mbahen përsoant e ardhur nga jashtë”, deklaroi Rakacolli
Gjithashtu Rakacolli tha se nuk një ligj për rritjen e çmimeve të maskave higjenike, ndërsa theksoi se ky veprim nga ana e farmacistëve nuk është normal.