Kundër Dortmundit pa tifozë, Tuchel: Jam i mërzitur, duhet t’ia dalim vetëm

schedule18:28 - 10 Mars, 2020

schedule 18:28 - 10 Mars, 2020

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit kundër Borussia Dortmund. SFidën e parë, parisienët e humbën me rezultatin 2-1, ndërsa në Paris, duhet të përmbysin gjithçka. Më e vështirë edhe me mungesën e tifozëve dhe për këtë fakt, Tuchel tha: “Do të jetë e vështirë të adaptohemi. Nuk mund ta shpjegoj diferencën që ka ky faktor, por kur luajmë pa tifozët tanë, është diçka gjigante.

Por kjo është situata dhe duhet të adaptohemi. Ne jemi të aftë të përshtatemi. Situata është e çuditshme. Jemi të mërzitur, jam i mërzitur.

Do të ishte një sfidë spektakolare nëse do të ishin tifozët tanë, atmosfera në stadium do ishte e përkryer. Tani, duhet të përballemi të vetëm. Sa i takon stërvitjes, jam i lumtur, skuadra është në një formë të mirë dhe nuk kemi shqetësime fizike. Për Mbappe, do të vendosim nesër.

Ka pasur probleme viroze, problem me fytin. Nuk është stërvitur 100%, por do të vendosim nesër. Jemi optimistë për sfidën e kthimit, e dimë se kemi aftësitë për të fituar dhe për tu kualifikuar. Besoj se do ta fitojmë takimin”, përfundoi Tuchel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!