Ardhja e koronavirusit në Shqipëri, ka bërë që njerëzit të dynden në marekte, për të berë furnizimet me ushqime dhe produkte të higjenës. Rraftet që duken më të boshatisura janë ato të miellit e ushqimeve e tjera bazë.
E gjitha kjo ndodh për të shmangur shkuarjet e shpeshta e kontaktin e afërt me njerëzit. Më të shumë në marketet e Tiranës, duket se janë të moshuarit.
“Jemi sëmurë, kemi bërë blerje për dy javë”. Jemi të moshuar me tension, kemi frikë’, shprehen ata.
Këshillat e institucioneve ka bërë po ashtu që të rritet kërkesa për produkte
“Ka kërkesa sidomos për frutat, portokalli, limoni, pastaj edhe produkte të tjera”, thotë tregtari.
Gjendja nuk ndryshon shumë as tek Tregu Agro-Ushqimor i Tiranës.
“Kërkojnë më shumë portokalle”.
Edhe në këtë treg raftet e boshatisura janë ato të miellit, orizit e makaronave.
Tek këto ushqime duket se çmimet nuk kanë ndryshuar, edhe pse kërkesa, siç pohojnë tregtarët, është rritur për produkte të caktuara.
Ndërkohë edhe në furra ka pasur më shumë kërkesë për blerje buke. Jashtë kamerave pronarët tregojnë se tashmë kanë shtuar masat me dezinfektues ndërsa shitëset janë të pajisura me doreza për të shmangur kontaktin me blerësit dhe përhapjen e koronavirusit, por në disa raste me të njejtat doreza preken edhe paratë edhe buka. /abcnews.al