Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e qeverisë këtë pasdite bëri me dijet masat e marra si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Përpos mbylljes së lokaleve dhe ambienteve argëtuese për fëmijët, ministrja deklaroi institucionet publike duhet të të hartojnë një plan masash deri nesër për sigurimin shërbimeve prioritare për qytetarët. Po ashtu Manastirliu theksoi se pensionistëve do u dërgohen pensionet në shtëpi.
Po ashtu Manastirliu theksoi se do të pezullohen të gjitha konkurset publike.
“Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online.
Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk të komunikojnë online këtë rrethanë autoritet shëndetësor, ISHP-së, nëse nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer në vendin tonë. Kush hyn në territorin tonë duhet ta plotësojnë këtë skenë. Do ndalohet apo pezullohen të gjitha konkurset publike për punësim apo shkollim”, tha ministrja gjatë fjalës së saj. /abcnews.al