Në Itali është pezulluar çdo aktivitet sportiv deri në datë 3 prill. Koronavirusi po përhapet në vendin fqinj dhe autoritetet kanë marrë masa mbrojtëse. Rreth kësaj situate ka reaguar edhe klubi i Milanit.
Drejtuesit e kuqezinjve kanë marrë vendim që skuadra të qëndrojë pushim për disa ditë. Stërvitjet e skuadrës së Piolit janë ndërprerë deri në 15 mars. Kangjellat e Milanellos janë mbyllur dhe aktiviteti do të nisë javën e ardhshme.
Ibrahimovic me shokë do të rinisin përgatitjet të hënën e 16 marsit, me shpresën që situata e koronavirusit të jetë përmirësuar dhe të rifillojë aktiviteti normal. /abcnews.al
First team training suspended until 15/3/20. Training resumes, unless otherwise indicated, on 16/3/20 at 2pm
Le attività presso il C.S. Milanello sono sospese fino a domenica 15 marzo. La Prima Squadra si ritroverà, salvo nuove indicazioni, lunedì 16 marzo alle ore 14.00 pic.twitter.com/WevYVJX66F
— AC Milan (@acmilan) March 10, 2020