Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se janë në pritje për përgjigjes për 18 analizave të të dyshuarve për kornavirus.
Manastirliu në mbledhjen e qeverisë theksoi edhe njëherë masat që janë marrë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, ku deri më tani janë të konfirmuar 10 të infektuar.
Ministrja tha mes të tjerash se ka urdhëruar mbylljen deri në 3 prill të lokaleve të natës, ambinteve argëtuese për fëmijët.
Pjesë nga fjala e ministres Ogerta Manastirliu:
18 analiza të tjera që priten të dalin rezultatet e tyre, duke thënë që është bërë një punë kapilare në të gjithë Shqipërinë, për të mundësuar që çdo person që telefonon në numrin 127, i vetmi ku duhet të telefonojnë nëse kanë simptoma, histori udhëtimi apo kanë pasur kontakte me të prekur. I vetmi shërbim që ka mjetet e duhura dhe që u siguron shqiptarëve atë që kërkojnë. E them këtë sepse dua të nënvizojë të vetmin numër unik, tek i cili kanë telefonuar vetëm dje rreth 1000 qytetarë, që kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Sipas skenarëve të realizuar nga ekipi i ekspertëve janë dinamikë, përshtaten me kohën me kurbën e të prekurve nga ky virus. Parashikohet në këtë momente dhe ishte e pritshme për një rritje të numrit të rasteve dhe ky është momenti që ne kërkojmë që të gjithë qytetarët të respektojnë masa që merren dhe më pas masat më të mëdha që ndërmerren nga qeveria. Deri tani kemi pasur bashkëpunimin e mirë të personave që janë infektuar. Ne nuk mund të lejojmë që qytetarë të cilët janë konfirmuar me këtë virus të bëhen rrezik për të tjerët. Sistemi i karantinës që ka dy elementë: vetëkarantinimi i detyruar dhe karantina që është struktura e dedikuar në zonën e Durrësit në shtëpinë e pushimit të ushtarake, që është gati. Kjo është marrje masash. Në këtë aspekt të gjithë ata qytetarë që konfirmohen duhet të jenë të gatshëm t’i përgjigjen këtij vendimi.
Duhet të jemi të përgjegjshëm të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Ne duhet të mbrojmë të moshuarit që preken më shumë. Ata që kanë moshë më të re kalojnë edhe pa simptoma këtë virus, por ata janë agjentë për ata që janë në moshë më të thyer.
Edhe ata që dalin në televizion dhe bëjnë denoncime të paqenë që vetëm përhapin panik. Ne jemi të vendosur për vetëkarantinën e detyrueshme dhe do të marrim masat për këtë në bashkëpunim me policinë dhe ministrinë e Mbrojtjes.
Të cilët vajtën në spital dhe nuk donin të përdorinin auto-ambulancën e spitalit, preferuan të vinin me autombulancën e vete. Riskun veten sepse vetëm vajza kishte shenja. Ndërkohë një gazetare ishte dje në intervistë me ta që e ulte dhe e vinte. Ne nuk mund jemi të papërgjegjshëm. Lutem shumë qytetarëve të mos vetëreferohen në spital.
Të shmanget transporti publik. Nisur nga fakti që plani është dinamik dhe çdo ditë do të kemi masa të reja, sot kam nxjerrë urdhrin për mbylljen deri në datë 3 prill të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate. Mbylljen deri në 3 prill të ambienteve të mbyllura për fëmijët dhe të rinjtë, palestrat, qendrat sociale apo argëtimi. Këtu bën një parantezë sa i përket qendrave sociale që ofrojnë rezidencë për të moshuarit, gratë e dhunuara nuk do lejohen kontaktet jashtë. Gjatë ditës aktivitete e bareve lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën.
Institucionet publike duhet të hartojnë një plan masash deri nesër për sigurimin shërbimeve prioritare për qytetarët. Duhet të shfrytëzojnë platformën e tyre si e-albania.
Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk të komunikojnë online këtë rethanë autoritet shëndetësor, ISHP-së, nëse nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer në vendin tonë. Kush hyn në territorin tonë duhet ta plotësojnë këtë skenë. Do ndalohet apo pezullohen të gjitha konkurset publike për punësim apo shkollim.
/abcnews.al